Shkencëtarët rusë:Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

Shkencëtarët rusë:Vaksina kundër hantavirusit mund të kërkojë vite për t’u zhvilluar

Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë i testimit dhe miratimit sipas standardeve ndërkombëtare mund të zgjasë disa vite, deklaroi epidemiologu rus dhe zëvendëspresidenti i Akademisë Ruse të Arsimit, Genadi Onishçenko. Në një intervistë për agjencinë TASS, Onishçenko tha se Rusia ka kapacitetet teknologjike për të prodhuar një vaksinë, duke përmendur përvojën e fituar gjatë zhvillimit të vaksinave kundër COVID-19. “Sfida kryesore nuk është shkencore, por teknologjike. Vaksina mund të krijohet në mënyrë të ngjashme me atë të koronavirusit, por nëse respektohen të gjitha standardet e regjistrimit të barnave, përfshirë provat paraklinike dhe tre fazat e testeve klinike, procesi do të zgjasë disa vite”, u shpreh ai. Eksperti theksoi gjithashtu se ekzistojnë më shumë se 40 lloje të...