Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet drejtuesi
Një person është gjobitur me 500 mijë lekë pasi shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh në Dhërmi. Gjithashtu, Policia Kufitare bëri edhe bllokimin e mjetit lundrues. “Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues gomone kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Dhërmiut, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh. Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues gomone me drejtues shtetasin F. D. Në përfundim të procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative 500.000 lekë të rinj”, lexohet në njoftimin e policisë.
Burimi:
opinion.al