Shitja e Industrisë së Naftës së Serbisë, Vuçiç: Kushdo që ta marrë NIS-in, rafineria duhet të punojë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kushti i vetëm që Serbia ka lidhur me shitjen e Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për shkak të pronësisë ruse, është që rafineria e kësaj kompanie të vazhdojë punën. Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi, e cila është edhe objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it. “Kushdo që ta marrë NIS-in, rafineria duhet të punojë. Përndryshe, ata nuk do të punojnë në Serbi. Ky është kushti i vetëm që kemi”, tha Vuçiç në konferencën vjetore për shtyp në Beograd. Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan...
Burimi:
top-channel.tv