Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Përmbytjet e fundit në Bregun e Fildishtë kanë vrarë të paktën 59 persona, tha të mërkurën një zëdhënës i qeverisë. Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit, Amadou Coulibaly u tha gazetarëve se “këshilli shpreh keqardhje për numrin e lartë të vdekjeve prej 59 këtë vit”. Të hënën, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm disa ditë në kryeqytetet e Ganës dhe Bregut të Fildishtë lanë të paktën 24 persona të vdekur dhe më shumë të zhdukur. Coulibaly nuk specifikoi se sa njerëz kishin vdekur si pasojë e përmbytjeve më të fundit në Bregun e Fildishtë. Ndërtesa dhe rrugë të tëra u përmbytën në Accra të Ganë të hënën, duke bllokuar aksesin në disa zona të kryeqytetit të Ganës dhe në...
Burimi:
syri.net