Shifrat e frikshme të masakrës në Iran, mbi 16 mijë të vrarë dhe 330 mijë të plagosur. Rrëfimi i mjekëve: Protestuesit qëllohen me armë në kokë e kraharor
Regjimi iranian ka vrarë të paktën 16.500 persona dhe ka plagosur mbi 330.000 të tjerë, ndërsa vazhdon të godasë pa mëshirë protestuesit, madje edhe civilë të papërfshirë, gjatë protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë, thuhet në një raport të ri tronditës. Numri alarmues i viktimave, shumë më i lartë se rreth 3.100 të verifikuar nga grupet aktiviste, u detajua në një raport të ri nga mjekë në terren që po trajtojnë viktimat mes masakrës, raportoi Sunday Times.Shifrat shqetësuese, të përpiluara nga tetë spitale kryesore dhe 16 departamente urgjence, tregojnë se midis 16.500 dhe 18.000 persona janë vrarë, me shumicën e viktimave që besohet të jenë nën moshën 30 vjeç.“Kjo është një nivel krejtësisht i ri brutaliteti,” tha profesori Amir Parasta, një kirurg okulist iraniano-gjerman, i cili foli...
Burimi:
top-channel.tv