Shfaqje me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë, Trump prezanton platformën “OnlyFarms”

Shfaqje me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë, Trump prezanton platformën “OnlyFarms”

Traktori WASHINGTON- Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një iniciativë të re digjitale të quajtur “OnlyFarms”, që synon të mbështesë fermerët amerikanë në një periudhë presioni ekonomik. Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit bujqësor, presidenti Donald Trump njoftoi masa shtesë në mbështetje të prodhuesve, përveç paketës së ndihmës prej 12 miliardë dollarësh të shpallur pak ditë më parë. Trump zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku rreth 800 fermerë dhe blegtorë, shumë prej tyre me kapele kaubojsh, morën pjesë në mbledhjen simbolike. Në kopsht ishin parkuar disa traktorë, ndërsa një traktor i artë tërhoqi vëmendjen kryesore. Duke komentuar mbi këtë detaj, Trump tha se dikush mendoi për të. “Është një traktor i bukur. Është një traktor i artë. Dikush më kishte mua në mendje”,...