Shefi ushtarak iranian: Gati për një përgjigje dërrmuese ndaj kërcënimeve të SHBA-së
Kreu i ushtrisë iraniane, gjenerali Amir Hatami, deklaroi se është gati për një “përgjigje shkatërruese” ndaj kërcënimeve të SHBA-së për ndërhyrje, pas sigurimit të 1.000 dronëve, siç raportoi sot televizioni shtetëror. “Përballë kërcënimeve me të cilat po përballemi”, ushtria ka si “prioritet forcimin e avantazheve të saj strategjike për një përgjigje të menjëhershme dhe shkatërruese ndaj çdo pushtimi apo sulmi”, deklaroi gjenerali. Nën urdhrat e tij, ekipet e artilerisë luftarake siguruan “1.000 dronë strategjikë” që u prodhuan nga “ushtria në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, pas kërcënimeve të reja dhe mësimeve të nxjerra nga lufta 12-ditore” me Izraelin në qershor, raportoi televizioni shtetëror. Ministri i Jashtëm i Iranit në Ankara të premten Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, pritet të udhëtojë drejt Ankarasë...
Burimi:
vizionplus.tv