Shefi i Shtabit të ushtrisë iraniane mesazh të qartë SHBA-ve: Jemi të gatshëm për çdo gjë, mund të shkatërroni armët bërthamore, por…
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të hënën kundër çdo sulmi, duke thënë se forcat iraniane ishin në gatishmëri të lartë pas vendosjes së forcave të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjirin Persik këtë javë. “Nëse armiku bën një gabim, padyshim që do të rrezikojë sigurinë e vet, atë të rajonit dhe atë të regjimit zionist”, tha Amir Khatami, i cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna, duke shtuar se forcat e armatosura iraniane ishin “në gatishmëri të lartë”. Teknologjia bërthamore e Iranit nuk mund të “eliminohet”, paralajmëroi shefi i ushtrisë iraniane, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bën presion Teheranit për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. “Njohuritë dhe teknologjia bërthamore e...
Burimi:
top-channel.tv