SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut

Urdhri i Benjamin Netanyahut për sulme ndaj Bejrutit pasqyron përkeqësimin e rrugës diplomatike të udhëhequr nga SHBA në ditët e fundit, tha për Reuters një burim libanez i njohur me çështjen. Ofensiva në zgjerim duket se i ka shtyrë SHBA-të të ndërhyjnë, me Marco Rubion që foli sot me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke propozuar një plan për “de-eskalim gradual”. SHBA-të propozuan që Hezbollahu së pari të ndalonte të gjitha sulmet ndaj Izraelit dhe në këmbim Izraeli të përmbahej nga përshkallëzimi në Bejrut. Sipas zyrtarit, Aoun u përpoq ta çonte përpara propozimin dhe të siguronte një marrëveshje. Megjithatë, raportohet se Hezbollahu po përgatitet të kundërshtojë. Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot për shkak...