SHBA vendos afat: Marrëveshje paqeje Ukrainë–Rusi deri në qershor

SHBA vendos afat: Marrëveshje paqeje Ukrainë–Rusi deri në qershor

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një afat deri në muajin qershor për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i japë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Nëse ky afat nuk respektohet, administrata e presidentit amerikan Donald Trump pritet të ushtrojë presion ndaj të dyja palëve për të arritur një marrëveshje. “Amerikanët propozojnë që lufta të përfundojë deri në fillim të verës dhe ka shumë gjasa që presioni të ushtrohet pikërisht mbi këtë bazë kohore”, deklaroi Zelensky të premten për gazetarët, sipas agjencisë Associated Press. Ai shtoi se SHBA kërkojnë një kalendar të qartë për të gjitha fazat e procesit të paqes, duke theksuar se “duan që gjithçka të përfundojë deri në qershor”. Takime të reja trepalëshe javën e...