SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albaneses, raportueses speciale të OKB-së për territoret palestineze të pushtuara, vetëm një javë pasi një gjykatës federal vendosi se këto masa kufizonin lirinë e saj të shprehjes. Sipas një përditësimi të publikuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, emri i Albaneses është hequr nga lista e sanksioneve nën kategorinë “heqje e përcaktimit të lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare”. Ky vendim vjen pas një urdhri të përkohshëm të gjykatësit Richard Leon, i cili u shpreh se administrata kishte vepruar në mënyrë që të kufizonte fjalën e saj, për shkak të “mesazhit ose ideve të shprehura”. Çështja ishte ngritur në gjykatë nga bashkëshorti dhe vajza e Albaneses, të cilët argumentuan se sanksionet ishin vendosur si ndëshkim për qëndrimet dhe deklaratat...