SHBA sulmon një anije në Paqësor, të paktën dy të vdekur

SHBA sulmon një anije në Paqësor, të paktën dy të vdekur

Në sulmin më të fundit të ushtrisë amerikane ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, kanë humbur jetën dy burra, ndërsa një tjetër ka mbijetuar, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së. Në një video të publikuar nga kjo komandë në rrjetet sociale shihet një objekt i errët, i ngjashëm me një mjet lundrues, para shpërthimit, pas së cilit ngrihet një kolonë zjarri nga oqeani. Ushtria amerikane tha se “menjëherë ka njoftuar Rojën Bregdetare të SHBA-së për të aktivizuar sistemin e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarin”. Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar një strategji të re kundër terrorizmit, sipas së cilës shkatërrimi i kartelëve të drogës në hemisferën perëndimore është vendosur si prioritet...