SHBA shtrëngon rregullat për emigrantët, kush aplikon për “Green Card” duhet të kthehet në vendin e origjinës

SHBA shtrëngon rregullat për emigrantët, kush aplikon për “Green Card” duhet të kthehet në vendin e origjinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar së fundi rregullat sa u përket aplikimeve për “Green Card”. Në këtë ndryshim të ri parashikohet që të huajt të cilët kërkojnë ndryshimin e statusit të emigracionit të bëjnë procesin nga jashtë vendit. Njoftimi u bë nga Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit i SHBA-së (USCIS), i cili publikoi një memorandum të ri politikash për procedurat e aplikimit, sipas The Guardian. Procesi i kartës së gjelbër kishte mbetur i pandryshuar për më shumë se 60 vjet, duke shënuar lëvizjen e fundit të rëndësishme nga administrata Trump në politikën e imigracionit. “Një i huaj që ndodhet përkohësisht në SHBA dhe dëshiron një Kartë të Gjelbër duhet të kthehet në vendin e tij të origjinës për të aplikuar. Kjo politikë lejon që...