SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iranit, raporton CBS News. Sipas tyre, planet janë fokusuar te përdorimi i forcave elitare të Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale, njësi që zakonisht angazhohet në misione shumë të ndjeshme dhe sekrete. Megjithatë, burimet theksojnë se presidenti amerikan ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për një operacion të tillë. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se përgatitja e skenarëve të tillë është përgjegjësi e Pentagonit. Zhvillimet vijnë në një moment tensionesh të larta, pasi SHBA dhe Izraeli kanë goditur vazhdimisht objektiva të lidhura me programin bërthamor iranian që prej 28 shkurtit. Ndërsa Perëndimi akuzon Iranin për përpjekje për ndërtimin e një arme bërthamore, Teherani këmbëngul...