SHBA sfidon Rusinë në Ballkan/ Marrëveshje miliardëshe për gazin, Greqia në qendër të planit

SHBA sfidon Rusinë në Ballkan/ Marrëveshje miliardëshe për gazin, Greqia në qendër të planit

Bëhet fjalë për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe përpjekjen për të zëvendësuar Rusinë si furnizuesi më i madh – me Greqinë që luan një rol kyç. “Shtetet e Bashkuara po e përdorin transformimin e furnizimit me energji të Evropës për të zgjeruar ndikimin e tyre gjeopolitik në Ballkan. Duke investuar në tubacione dhe terminale të LNG-së dhe kontrata afatgjata për furnizimin me gaz të lëngshëm, ajo dëshiron të bëhet furnizuesi më i rëndësishëm i gazit në Ballkan. Megjithatë, në Bruksel ka shqetësim në rritje se Evropa mund ta zëvendësojë kështu një varësi të vjetër me një të re”, shkruan gazeta gjermane Kölner Stadtanzeiger. Autori i artikullit, Gerd Höhler, i referohet Forumit të Biznesit të Dubrovnikut, në margjinat e të cilit kompanitë amerikane nënshkruan së...