SHBA sfidon paralajmërimet e Rusisë: Ambasada amerikane në Kiev do të qëndrojë e hapur

SHBA sfidon paralajmërimet e Rusisë: Ambasada amerikane në Kiev do të qëndrojë e hapur

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se ambasada amerikane në Kiev do të vijojë të qëndrojë e hapur, pavarësisht paralajmërimeve të forta të Rusisë se diplomatët dhe qytetarët e huaj që ndodhen në kryeqytetin ukrainas rrezikojnë të jenë objektiv i sulmeve me raketa. Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ambasada amerikane hodhi poshtë raportimet për ndryshim të operacioneve diplomatike në Ukrainë. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim në operacionet tona dhe çdo raport që thotë të kundërtën është i rremë. Departamenti i Shtetit nuk ka përparësi më të lartë se siguria e qytetarëve amerikanë dhe rishikon rregullisht masat e sigurisë në ambasadën në Kiev”, thuhet në deklaratë. The U.S. Embassy is open. There are no changes to our operations and reports otherwise are false. The...