SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen e trupave amerikane nga Irani
Senati i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar sot me një shumicë të ngushtë një rezolutë që kërkonte të urdhërohej tërheqja e forcave amerikane të përfshira në konfliktin me Iranin. Vendimi erdhi pasi shumica e republikanëve refuzoi të kufizojë kompetencat ushtarake të presidentit Donald Trump. Rezoluta, e ngjashme me nisma të tjera të paraqitura nga demokratët gjatë javëve të fundit, u votua me 49 vota pro dhe 50 kundër. Mes atyre që votuan pro ishin edhe tre senatorë republikanë. Për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, senatorja republikane Lisa Murkowski votoi në favor të tërheqjes së trupave amerikane nga përfshirja në përballjen me Iranin. Pas votimit, ajo deklaroi për “Punchbowl News” se pritej një informacion më i qartë nga administrata lidhur me situatën në...
Burimi:
vizionplus.tv