“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!
Kryeministri belg Bart De Wever ka dhënë deklarata të forta mbi marrëdhëniet transatlantike dhe unitetin perëndimor, duke theksuar se Bashkimi Evropian mbetet një magnet për vendet që kërkojnë stabilitet, sundim të ligjit dhe respekt për demokracinë. “Nuk ka askënd që dëshiron t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara. Njerëzit duan të bashkohen me Bashkimin Evropian,” tha De Wever, duke shtuar se fuqia e BE-së qëndron te respekti për ligjin dhe diplomacia e matur. Ai konfirmoi se SHBA mbetet aleat i Evropës, por theksoi se “duhet të sillet si aleat”. Sipas tij, mungesa e një qëndrimi të qartë përballë konflikteve globale dërgon sinjale të rrezikshme. Duke iu referuar situatës së sigurisë, De Wever paralajmëroi se NATO po përballet me sfida serioze të brendshme. “Perëndimi nuk është i bashkuar...
Burimi:
javanews.al