SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump: Nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes do bëj atë që duhet

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump: Nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes do bëj atë që duhet

Përparim, por ende pa garanci për një marrëveshje përfundimtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pas një maratone bisedimesh në Zvicër, të dyja palët kanë sinjalizuar hapa pozitivë drejt uljes së tensioneve, megjithëse negociatat mbeten të brishta. Zëvëndës presidenti amerikan JD Vance deklaroi se është arritur progres i rëndësishëm drejt një kornize për marrëveshjen e paqes, e cila synon të finalizohet brenda 60 ditëve. Sipas tij, diskutimet kanë hedhur bazat për një zgjidhje afatgjatë që do të përfshinte garantimin e kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, fundin e luftimeve në Liban dhe rikthimin e inspektimeve ndërkombëtare në programin bërthamor iranian. “Kemi vendosur një themel shumë të mirë për një marrëveshje përfundimtare të suksesshme. Nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë, por kemi hedhur bazat për...