SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka gjasa për marrëveshje paqeje

SHBA përshkallëzon tensionet me Kubën, Rubio: S’ka gjasa për marrëveshje paqeje

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës janë rritur, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar ishullin si “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe ka deklaruar se gjasat për një marrëveshje paqësore mes dy vendeve janë të ulëta. Deklaratat e Rubios vijnë vetëm një ditë pasi autoritetet amerikane ngritën akuza ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro, lidhur me rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996, ngjarje që la të vdekur katër persona, përfshirë shtetas amerikanë. SHBA pretendon se vendimi për rrëzimin e avionëve u mor ose u miratua nga nivelet e larta të pushtetit në Kubë. Nga ana tjetër, Havana zyrtare i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht. Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez, ka deklaruar se Kuba...