SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të armatosur
Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar autoritetet polake se Rusia mund të jetë duke përgatitur një provokim të armatosur kundër Polonisë, me synimin për të testuar vendosmërinë e NATO-s, raporton gazeta britanike The Telegraph. Sipas raportit, Uashingtoni ka informuar Varshavën se një sulm i mundshëm mund të realizohet përmes raketave ose dronëve ndaj infrastrukturës kritike polake, apo edhe me një inkursion të kufizuar të ushtarëve rusë në territorin polak, i cili njëkohësisht është territor i NATO-s. Burime pranë presidentit polak Karol Nawrocki i thanë medias polake Onet se një skenar i tillë mund të ndodhë brenda pak muajsh dhe do të kishte si qëllim krijimin e tensioneve dhe ushtrimin e presionit ndaj aleatëve perëndimorë të Ukrainës për të reduktuar ose pezulluar ndihmën ushtarake dhe ekonomike...
Burimi:
vizionplus.tv