SHBA nis sulme ndaj Iranit pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit
Ushtria amerikane ka nisur një varg sulmesh kundër Iranit, njoftoi të martën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), duke i cilësuar ato si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që, sipas Uashingtonit, Irani kreu ndaj tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, CENTCOM tha se operacioni synon t’i shkaktojë “kosto të larta” Iranit për shënjestrimin e lundrimit tregtar, ndërsa e cilësoi veprimin iranian si “të pajustifikuar, të rrezikshëm dhe shkelje të qartë të armëpushimit”. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur se cilat objektiva janë goditur. Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se gjashtë predha goditën zonën Taheroui në jug të Iranit, megjithëse këto raportime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Kjo është hera e parë që forcat...
Burimi:
syri.net