SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë
Ambasadori i SHBA-së në selinë e Kombeve të Bashkuara, Mike Waltz deklaroi sot se Presidenti Donald Trump ka bërë një pushim nga sulmet ndaj Iranit në mënyrë që të lejojë më shumë hapësirë për diplomaci. “Ai po u jep pak hapësirë bisedimeve, po u jep pak hapësirë”, tha diplomati amerikan për programin “Fox News Sunday”, pasi Pentagoni bëri një pushim pas 13 netësh sulmesh ajrore ndaj objektivave të Iranit. I pyetur në lidhje me pauzën, një zyrtar i lartë në administratën Trump tha të shtunën se Trump e ka bërë gjithmonë të qartë se preferon si zgjidhje diplomacinë, por se me sulmet i ka treguar Teheranit se çfarë e pret nëse nuk ulet në tryezë. “Presidenti gjithmonë ka qenë i qartë se preferenca e tij...
Burimi:
javanews.al