SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

Për herë të parë pas 13 ditësh bombardimesh të pandërprera, Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit. Pauza, e cila vazhdon prej dy netësh, ka ngritur pikëpyetje nëse Uashingtoni po përpiqet të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Sipas New York Times, presidenti Donald Trump ka lënë mënjanë, të paktën për momentin, planet për një ofensivë më të gjerë ushtarake. Gazeta amerikane, duke cituar burime të informuara, shkruan se gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, drejtuesit ushtarakë paralajmëruan se një valë e re sulmesh mund të pakësonte në mënyrë të rrezikshme rezervat amerikane të raketave Patriot dhe municioneve të mbrojtjes ajrore në rajon. Sipas CNN, edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, kanë...