SHBA-NATO, përplasje për tërheqjen e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania. Aleanca: Europa të investojë më shumë

SHBA-NATO, përplasje për tërheqjen e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania. Aleanca: Europa të investojë më shumë

NATO reagon pas vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të tërhequr 5 mijë trupa amerikane nga Gjermania. Zëdhënësja e aleancës euroatlantike, Alison Hart, njoftoi se po punojnë me Shtetet e Bashkuara për të kuptuar detajet e vendimit të Trump për zvogëlimin e trupave në Gjermani, që vjen pas përplasjes së tij në distancë me Kancelarin Friedrich Merz. “Ne po punojmë me SHBA-në për të kuptuar vendimin e tyre mbi pozicionin e forcës në Gjermani. Ky rregullim nënvizon nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët, ku kemi parë tashmë përparim që kur Aleatët ranë dakord të investojnë 5% të PBB-së në mbrojtje në...