Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
ShBA-ja thotë se Trumpi po diskuton opsione për ta marrë Grenlandën, përfshirë ushtrinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë duke diskutuar “një varg opsionesh” për ta marrë nën kontroll Grenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë, thotë Shtëpia e Bardhë. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha televizionit BBC të martën se marrja e Grenlandës është “prioritet i sigurisë kombëtare”. Kjo deklaratë vjen pas komenteve të presidentit në fundjavë, kur tha se Shteteve të Bashkuara “u nevojitet” Grenlanda – rajon gjysmautonom si pjesë e Mbretërisë së Danimarkës – për arsye sigurie, raporton televizioni BBC. Aleatët evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës pas këmbënguljes së përtërirë të Uashingtonit se duhet ta ketë nën kontroll ishullin gjigant. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se çfarëdo sulmi nga ShBA-ja do ta sillte fundin e NATO-s. Shtëpia e...





