SHBA-ja paralajmërim për anijet tregtare që kalojnë në Lindjen e Mesme: Shmangni lundrimin pranë ujërave iraniane
Situata në Lindjen e Mesme është përsëri në një gjendje të paqëndrueshme, pasi bisedimet bërthamore që filluan të premten midis SHBA-së dhe Iranit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të konsiderueshëm dhe kërcënimi i Donald Trump për të sulmuar Teheranin mbetet në tryezë. Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar udhëzime të reja për anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit, pasi shqetësimet në lidhje me sigurinë e lundrimit në një nga rrugët detare më kritike në botë për furnizimet me naftë në rajon janë të larta. Sipas udhëzimeve të publikuara nga Administrata Detare e Departamentit të Transportit të SHBA-së, anijet tregtare që mbajnë flamurin amerikan “nxiten të ruajnë distancën maksimale të mundshme nga ujërat territoriale iraniane, në masën që...
Burimi:
top-channel.tv