Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
SHBA-ja i zgjat licencën e punës NIS, Ministrja serbe: Mund të vazhdojë punën
Foto Ilustruese SERBI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq. “Kjo do të thotë që rafineria në Pançevë pas 36 ditësh do të mund të vazhdojë punën”, shkroi ajo në Instagram më 31 dhjetor 2025. Që nga fillimi i tetorit, kompania më e madhe e naftës në Serbi, NIS, ndodhet nën sanksione të Zyrës për Kontrollin e Pasurisë së Huaj (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të pronësisë shumicë ruse. Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi. Për shkak të sanksioneve amerikane u ndërpre edhe transporti...