SHBA i jep ultimatum Iranit: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja
Administrata e presidentit Trump i ka kërkuar Iranit që të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar dhe të angazhohet se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare. Sipas zyrtarëve amerikanë, mesazhi i është përcjellë Teheranit përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe ndërmjetësve rajonalë, ndërsa afati për një përgjigje është deri sot në mbrëmje. Uashingtoni pretendon se Irani ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar tre javë më parë, duke hapur zjarr në mënyrë të përsëritur ndaj anijeve tregtare në kanalin kritik. Incidentet kanë rritur tensionet mes dy vendeve, ndërsa Trump ka deklaruar se armëpushimi i arritur më herët tashmë ka përfunduar. Të shtunën pritet që ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe homologu nga Omani të zhvillojnë bisedime në Muskat,...
Burimi:
javanews.al