SHBA harton planin me 15 pika për t’i dhënë fund luftës me Iranin

SHBA harton planin me 15 pika për t’i dhënë fund luftës me Iranin

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një plan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, sipas dy zyrtarëve të informuar mbi diplomacinë, duke reflektuar padurimin e administratës Trump për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti, ndërsa përballet me pasojat e tij ekonomike. Duke cituar tre burime të njohura me detajet, televizioni izraelit Channel 12 raportoi se plani ishte i formatuar në mënyrë të ngjashme me ato që SHBA-të zbatuan në Gaza dhe Liban. Në SHBA, The New York Times tha se plani u dorëzua nëpërmjet Pakistanit, por shtoi se nuk ishte e qartë nëse Izraeli ishte dakord me planin. Cilat ishin 15 pikat e raportuara nga Channel 12: -Irani çmonton aftësitë e tij bërthamore; -Irani angazhohet të mos ndjekë idenë e...