SHBA dhe Irani ndalin sulmet, palët rikthehen në negociata, raundi i ri i bisedimeve mbahet nesër
Pas ditësh tensionesh dhe sulmesh të ndërsjella, Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se po rikthehen në rrugën e diplomacisë. Një zyrtar amerikan bëri të ditur se palët kanë rënë dakord të ndalin sulmet hakmarrëse dhe të rifillojnë negociatat, në një përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Sipas mediave amerikane, bisedimet pritet të zhvillohen nesër në Doha të Katarit, ndërsa fillimisht ishte parashikuar që ato të mbaheshin në Zvicër. Në fokus të raundit të ri të negociatave do të jetë situata në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës, pas incidenteve të fundit ushtarake që rrezikuan lirinë e lundrimit. Zyrtari amerikan deklaroi se është vendosur ndërprerja e të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe se...
Burimi:
vizionplus.tv