SHBA dërgon forca detare drejt Iranit
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja ka dërguar forca të shumta detare drejt Irani, mes rritjes së tensioneve me Teheranin. Në një prononcim për gazetarët, Trump u shpreh se vendimi është marrë për të qenë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm, përfshirë edhe një ndërhyrje ushtarake, nëse situata e kërkon një gjë të tillë. “Kemi shumë anije që po shkojnë në atë drejtim, për çdo rast. Do të preferoja të mos ndodhte asgjë, por po i vëzhgojmë nga shumë afër”, deklaroi Trump, ndërsa kthehej në SHBA pas pjesëmarrjes në konferencën ekonomike të mbajtur në Davos. Presidenti amerikan përsëriti paralajmërimet e mëparshme ndaj Iranit, duke kërkuar që Teherani të mos rifillojë programin bërthamor dhe të ndalojë ekzekutimet e...
Burimi:
vizionplus.tv