SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe humbje jetësh. Lajmi u bë i ditur nga Marco Rubio përmes një postimi në platformën X, ku theksoi se operacioni humanitar po zhvillohet menjëherë dhe nën drejtimin e Donald Trump. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për popullin e Venezuela pas tërmeteve shkatërruese. Mendimet tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, me të plagosurit dhe me ekipet e shpëtimit që po punojnë pa u lodhur në terren”, shkroi Rubio. Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se ndihma do të përqendrohet në mbështetjen e operacioneve të...
Burimi:
opinion.al