SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të ndaluara në Hormuz

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të ndaluara në Hormuz

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit, duke ndaluar dhe ridrejtuar dhjetëra anije që lëviznin drejt porteve iraniane. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom), deri më tani janë “51 anije të ridrejtuara” si pjesë e bllokadës së vendosur në rajon. Masat vijnë në vijim të paralajmërimeve të bëra nga forcat amerikane, të cilat deklaruan se do të ndërmarrin veprime direkte ndaj lëvizjeve detare të lidhura me Iranin. “Do të kapim ose do të kthejmë mbrapsht anijet që udhëtojnë për në ose nga brigjet e Iranit”, njoftuan autoritetet amerikane, duke theksuar se synimi është kufizimi i të ardhurave nga eksportet e naftës. Ndërkohë, kjo nismë është e ndarë nga operacioni ushtarak “Projekti Liria”, i shpallur nga presidenti Trump, i cili synon...