Sekretari amerikan i Thesarit: Shumë shpejt Iranit do t’i duhet të mbyllë puset e naftës!

Sekretari amerikan i Thesarit: Shumë shpejt Iranit do t’i duhet të mbyllë puset e naftës!

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent ka deklaruar se Irani mund të detyrohet shumë shpejt të mbyllë puset e naftës. Në një intervistë për Fox News, ai tha se depozitat e naftës në Iran po mbushen me shpejtësi, çka mund ta detyrojë vendin të ndalojë prodhimin. Sipas tij, kjo situatë mund të vijë që javën e ardhshme. Bessent shtoi gjithashtu se të ardhurat e Iranit nga tarifat e kalimit në Ngushticën e Hormuzit kanë qenë shumë të ulëta, rreth 1.3 milionë dollarë, shumë më pak krahasuar me fitimet e mëparshme nga nafta.