Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar vendet europiane për atë që e cilësoi si një “pushtim” të emigrantëve në brigjet e tyre, gjatë një fjalimi të mbajtur në Francë në përvjetorin e zbarkimit historik të Aleatëve në Normandi. Hegseth foli në Normandi, 82 vjet pas operacionit D-Day, kur forcat aleate zbarkuan në brigjet franceze për të çliruar Europën Veriperëndimore të pushtuar nga Gjermania naziste në vitin 1944. “Fatkeqësisht, sot plazhe të tjera europiane po sulmohen nga ideologji të tjera të rrezikshme”, deklaroi Hegseth. “Plazhet në Spanjë, Itali, Greqi dhe Bullgari. Varka dhe burra mbërrijnë çdo ditë. Kur do të bëjnë diçka kryeqytetet europiane për këtë pushtim?”, u shpreh ai. Emigracioni është kthyer në një nga çështjet më të debatueshme politike në Europë, ndërsa...
Burimi:
opinion.al