Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin? Zyrtari i Pentagonit zbulon shifrën: Pjesa më e madhe shkon për bombat dhe raketat

Sa i ka kushtuar SHBA-së lufta me Iranin? Zyrtari i Pentagonit zbulon shifrën: Pjesa më e madhe shkon për bombat dhe raketat

Lufta kundër Iranit i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara rreth 25 miliardë dollarë deri më tani, sipas një zyrtari të Pentagonit. Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Jules Hurst, dha për herë të parë një përditësim mbi koston totale të operacionit ushtarak kundër Iranit. Sipas tij, shpenzimet e larta lidhen kryesisht me përdorimin e dhjetëra mijëra bombave dhe raketave. Në fillim të marsit, Washington Post raportoi se SHBA-të shpenzuan rreth 5.6 miliardë dollarë vetëm për municione gjatë dy ditëve të para të operacionit ushtarak. Ky vlerësim iu paraqit Kongresit dhe ngriti shqetësime te ligjvënësit për shterimin e rezervave të municioneve precize. Kostoja e raketave Tomahawk dhe e interceptorëve të avancuar të mbrojtjes ajrore të përdorur në 48 orët e para të konfliktit ka qenë veçanërisht...