Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane
Donald Trump është i lodhur nga lufta me Iranin, e cila ka hyrë në muajin e pestë pa një rrugë të qartë drejt përfundimit, ndërsa presidenti amerikan kishte menduar se konflikti do të zgjaste vetëm disa javë. Sipas Wall Street Journal, Trump ndodhet në një “modalitet hakmarrjeje”. Në një takim të fundit në Zyrën Ovale, ai raportohet se i ka cilësuar udhëheqësit iranianë si “fundërrina” dhe “të çmendur”, duke përdorur edhe një seri tjetër fjalësh fyese. Këto deklarata nuk kanë habitur, pasi presidenti amerikan ka bërë komente të ngjashme edhe publikisht. Ndërkohë, forca të reja amerikane po drejtohen drejt Lindjes së Mesme, duke i dhënë Trumpit më shumë mundësi në rast se ai vendos të vazhdojë përshkallëzimin ushtarak. Vetë presidenti ka deklaruar se “problemi i...
Burimi:
javanews.al