Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance thotë se Uashingtoni do ta vazhdojë luftën në Iran “për pak kohë më gjatë”, me qëllimin për të neutralizuar Republikën Islamike për një kohë “shumë, shumë të gjatë”. I pyetur në podkastin “Benny Shoë” në lidhje me rritjen e çmimeve të gazit të shkaktuar nga lufta, Vance tha se SHBA-të kanë “përfunduar shumicën dërrmuese të projekteve ushtarake” dhe pohoi se dikush mund të argumentojë se qëllimet janë arritur tashmë. “Presidenti do të vazhdojë për pak kohë më gjatë për të siguruar që sapo të largohemi, të mos na duhet ta bëjmë këtë përsëri për një kohë shumë, shumë të gjatë. Ky vend na kërcënon në të gjitha këto mënyra. Ata ende po përpiqen të ndërtojnë armë bërthamore. Ne duhet t’i...