Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se misioni paqeruajtës në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij”. Duke folur për rolin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aleancës, gjatë vizitës së sotshme në Shkup, Rutte tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n. Ai falënderoi Shkupin zyrtar për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ky mision “vazhdon të luajë rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”. “Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm...
Burimi:
vizionplus.tv