Rusia valë sulmesh ndaj Ukrainës, raketat e dronët godasin disa qytete, viktima dhe të plagosur

Rusia valë sulmesh ndaj Ukrainës, raketat e dronët godasin disa qytete, viktima dhe të plagosur

Rusia nuk i ka ndalur bombardimet ndaj Ukrainës. Një burrë dhe një grua u vranë në Kiev dhe katër persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë, kërkuan ndihmë mjekësore. Një ndërtesë banimi 17-katëshe u godit, duke pësuar dëme të lehta në çati dhe në dritare në katet e sipërme, bënë me dije shërbimet e emergjencës. Ndërsa qyteti jugor i Odesës u sulmua për natën e dytë radhazi, duke lënë të vdekur 3 persona dhe 3 te tjere të plagosur. Infrastruktura në rajonin përreth, ku ndodhen portet e Ukrainës në Detin e Zi, u dëmtua gjithashtu. Në qytetin qendror ukrainas të Krivi Rih, dy persona u plagosën me raketa , ndërsa sulmi dëmtoi gjithashtu një objekt infrastructure. 700 ndërtesa mbetën pa ngrohje. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë...