Rusia “tkurr” paradën ushtarake, frikë nga një sulm i Kievit me dronë

Rusia “tkurr” paradën ushtarake, frikë nga një sulm i Kievit me dronë

Për të parën herë në pothuajse dy dekada, parada gjigande ushtarake e Rusisë që kremton fitoren në Luftën e Dytë Botërore, do të zhvillohet pa armët e rënda, dhe kjo për shkak të frikës së një sulmi nga ana e Ukrainës. Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se në paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq, e cila shënon fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, nuk do të kalojë asnjë automjet i blinduar apo sistem raketor, vendim ky i justifikuar me situatën operative aktuale. Kremlini deklaroi se “aktiviteti terrorist ukrainas” ishte arsyeja pas ndryshimeve në paradën vjetore. Blogerë dhe analistët ushtarakë rusë shkruajnë se Moska druhet se sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi nga ana e Kievit mund të shënjestrojnë pajisjet ushtarake gjatë paradës....