Rusia sulm në kufijtë e NATO-s, goditet qyteti i Lvivit pranë Polonisë, lëshohen mbi një mijë dronë ndaj Ukrainës
Një valë e re intensive sulmesh ajrore ka goditur Ukrainën perëndimore duke shënuar një nga ofensivat më të mëdha me dronë në muajt e fundit. Qyteti i Lviv pranë kufirit me Poloninë është bërë një nga objektivat kryesore të sulmeve të fundit, nga të cilat 22 persona janë plagosur. Në rajonin fqinj Ivano-Frankivsk, u godit edhe një maternitet. Për situatën ka reaguar presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Shahedët iranianë, të modernizuar nga Rusia, po godasin kishën në Lviv. Vetëm dikush si Putini mund të kënaqet me të. Shkalla e këtij sulmi tregon qartë se Rusia nuk ka asnjë qëllim të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai. Sipas autoriteteve vendase Rusia ka lëshuar mbi 1000 dronë brenda 24 orëve. Megjithëse rreth 500 prej tyre...
Burimi:
vizionplus.tv