Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Moska mban kontakte konfidenciale me Kievin. Komentet i bëri këshilltari presidencial i Rusisë, Yuri Ushakov, duke komentuar deklaratën e Presidentit Vladimir Putinit të premten në lidhje me vizitën e një biznesmeni rus në Ukrainë, për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky. “Ne mbajmë kontakte si publike ashtu edhe private me regjimin e Kievit”, konfirmoi Ushakov në një intervistë me televizionin shtetëror, të raportuar nga agjencia Tass. “Komunikimet publike janë mbajtur gjatë disa raundeve të negociatave”, shtoi këshilltari i Putinit, duke iu referuar takimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase të mbajtura që nga viti i kaluar në Stamboll. Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF) të premten, Putin tha se një biznesmen rus ishte ftuar në Kiev nga Zelensky disa javë më parë dhe...
Burimi:
opinion.al