Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia ka deklaruar se do të ndërmarrë një valë të re “sulmesh sistematike” ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev, disa ditë pas një prej bombardimeve më të mëdha që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, objektivat e sulmeve të ardhshme do të jenë “qendrat e vendimmarrjes”, postet komanduese dhe objektet e prodhimit të dronëve në Kiev. Po ashtu, Moska u ka bërë thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largohen nga qyteti “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke paralajmëruar gjithashtu qytetarët të shmangin institucionet ushtarake dhe administrative. Deklaratat vijnë pas një sulmi të madh rus të së shtunës mbrëma, ku sipas autoriteteve ukrainase u vranë katër persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë në Kiev dhe zona përreth....