Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Rusia e gatshme për paqe, Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse Perëndimi na trajton me respekt
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë nuk do të ketë më konflikte, nëse Perëndimi trajton Rusinë “me respekt” dhe merr parasysh interesat e saj të sigurisë, duke i quajtur “marrëzi” pretendimet se Moska po planifikon sulme ndaj vendeve evropiane. Deklaratat u bënë gjatë një eventi maratonë televiziv prej gati katër orësh e gjysmë, ku Putin iu përgjigj pyetjeve të publikut dhe gazetarëve. I pyetur nga BBC nëse Rusia do të ndërmarrë operacione të tjera ushtarake, ai tha se nuk do të ketë asnjë operacion nëse respektohen interesat e tyre. Putin shtoi se kushti kryesor mbetet që Perëndimi të mos e mashtrojë Rusinë, duke iu referuar zgjerimit drejt lindjes të NATO-s, për të cilin ai pretendon se shkel premtime të bëra në...