Rusia bombardon portin e Odesës
Ushtria ruse ka goditur një objekt magazinimi karburanti dhe një rafineri në portin ukrainas të Odesës. Objekt i sulmit ishte edhe një anije në jug të portit që transportonte furnizime për ushtrinë ukrainase. Lajmi u konfirmua sot nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e ministrisë. Pamje nga ky sulm janë publikuar në rrjetet sociale, por nuk ka informacione për viktima.
Burimi:
vizionplus.tv