Rusët vuajnë mungesën e karburantit! Radhë të gjata dhe përplasje fizike në pikat e shitjes

Rusët vuajnë mungesën e karburantit! Radhë të gjata dhe përplasje fizike në pikat e shitjes

Në pikat e karburanteve të rajonit jugor rus të Krasnodarit, skenat e dhunës e përleshjesh fizike janë bërë të shpeshta ditët e fundit. Banorët e Krimesë së pushtuar nga rusët dynden çdo ditë masivisht për t’u furnizuar në Krasnodarin fqinj, pas shkatërrimit të rafinerive të tyre nga sulmet e fundit ukrainase me dronë. Kjo dyndje e paprecedentë po u shkakton vështirësi të theksuara për t’u furnizuar me naftë dhe benzinë vetë banorëve vendas të Krasnodarit. Krimeasit, veç rezervuarëve të automjeteve, mbushin edhe bidonë shtesë, duke detyruar vendasit të bëjnë vetëgjyqësi për të mbrojtur rezervat e mbetura. Përballë këtij kaosi, presidenti rus Vladimir Putin pranoi publikisht krizën kombëtare të karburantit, teksa rreth 25% e kapacitetit të rafinimit në vend është jashtë funksionit nga sulmet ukrainase. Për...