Rubio: Sulmet izraelite në Katar sollën në bisedime Hamasin, organizata do çarmatoset

Rubio: Sulmet izraelite në Katar sollën në bisedime Hamasin, organizata do çarmatoset

Bota E Premte, 19 Dhjetor 2025 19:53 Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se sulmi ajror i Izraelit në shtator kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha (Katar) krijoi një ndjenjë urgjence për të përfunduar luftën në Gazë para se ajo të përhapet. Ai shtoi se ajo që e shtyu Hamasin të ulej në tryezën e bisedimeve ishte roli konstruktiv i vendeve si Katari dhe Turqia, të cilat kanë marrëdhënie me Hamasin dhe ushtruan presion për të nënshkruar një marrëveshje. ”Ne luajtëm një rol të ngjashëm në anën tjetër”,-tha Rubio, duke iu referuar presionit amerikan ndaj Izraelit për të pranuar një armëpushim në tetor. Ky sulm i pazakontë izraelit në territorin e Katarit një aleat kyç i SHBA-së dhe ndërmjetës në negociata shkaktoi reagime të...