Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë
Udhëheqës nga e gjithë bota, mes tyre presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, u mblodhën në Mynih për Konferencën e Sigurisë, takimin më të madh në Europë për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Pyetja që dominon mbi tryezë: a është ende Amerika një aleate e fortë e Europës? Fjalimi më i pritur ishte ai i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Pritej të shihej nëse ai do të përsëriste kritikat e ashpra të bëra më herët nga zëvendëspresidenti JD Vance ndaj vendeve europiane, apo do të mbante një qëndrim më të butë. Në fillim, fjalimi i tij u duk kritik. Ai sulmoi tregtinë e lirë, emigracionin masiv dhe politikat mjedisore, duke thënë se...
Burimi:
javanews.al